Në ora 19.00 ashtu edhe siç ishte me rregull u mbyllën dyert e Konsullatës së Kosovës në Cyrih. Nga ajo që kami parë, nuk ka pasur ndoj mërgimtarë që ka ardhur me vonesë për të votuar. Ndërsa në orën 18-18.45 minuta shiheshin bashkatdhetarë me veshje të punës që vinin për të votuar, kjo tregoi vërtet një interesim të madh dhe me plot pozitivitet votonin. Shumë prej tyre ishin me familje.

Në përgjithësi nga ajo që kemi siguruar dhe vërejt, nuk ka pasur parregullsi që duhet të veçohet. Mërgata shqiptare si githmonë edhe kësaj here e dëshmoi se Kosovën dëshiron ta shoh mirë e më mirë, sepse breza e breza kanë dhënë edhe jetën por edhe në aspektin bëmirës dhe me investime. Respekt i jashtëzakonshëm për stafin e Konsullatës në Cyrih, duke u nisur nga Shefi i Misionit Diplomatik në Konsullatën e Kosovës, z.Vigan Berisha, konsullja dhe të gjithë që janë pjesë e konsullatës, për gjatë gjithë ditës kanë qëndruar jashtë në një mot të ftoftë, por me mirësi i pritnin bashkatdhetarët për të votuar.
Duhet përmendur, se shumë prej bashkatdhetarëve flitshin fjalë të mira për z.Vigan Berisha sepse ka nderuar mërgatën tonë prej ditës së parë që ka ardhur dhe ka kryer si duhet edhe njoftimet, që të mos kenë telashe mërgata jonë për të votuar. Janë edhe evidente të gjitha njoftimet që i ka shpërnda në mjetetet sociale por edhe disa nga mediat që veprojnë në Zvicër.
Ne për gjate gjithë ditës kemi përcjellur këtë ditë historike dhe kemi siguruar edhe prononcime dhe të gjithë me gëzim kanë ardhur që të votojnë. Ishte ditë e gjatë por me sukses dhe historike. 17 ambasada dhe 15 ambasada kanë pritur bashkatdhetarët tanë për të votuar. 104.924 ishte numri i mërgatës me të drejtë vote në përgjithësi kudo që ka mërgimtarë. 3901 ishte numri i bashkatdhetarëve tanë që do të duhej të votojnë sot në misionet diplomatike të Kosovës në Zvicër. 1953 kishte Cyrihu më së shumti, 967 Berni dhe Gjeneva me 981. 18.000 vota kanë shkuar përmes postës.

Deri në orën 19.00 edhe atëherë kur u mbyllën dyert e konsullatave dhe ambasadës në Zvicër, prej tyre kanë votuar 703 në Bern nga 967 ose 72.7%. Në Gjenevë 739 nga 995 ose 73.27 % dhe cyrih nga 1953 me 73.6%. Ndoshta do të jetë vota e mërgimtarit që do të vendos për fituesin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, por bashkatdhetarët luten që të kaloj votimi i qetë edhe në gjithë Kosovën tonë.

Kjo ditë do të kujtohet brez pas brezi si dita më e mirë e mundshme për mërgatën tonë në Zvicër. Edhe rendi ishte në mënyrë të shkëlqyeshme që nuk ka pasur ndoj tollovi nëpër rrugë, sepse ishte numri i madh dhe të gjithë votuesit kanë pasur mirëkuptim edhe ndaj të moshuarve, por edhe të nënave shtatëzëna apo me fëmijë. Kjo është vërtet për të vlerësuar dhe meritojnë respekt. Nuk mungonin edhe fotot e kujtimit të familjarëve jashtë konsullatës.
hevleticALforum




