Gjatë vizitës zyrtare në Washington D.C., ku aktualisht po marr pjesë në Forumin Transatlantik Parlamentar të Natos, u mbajt një takim bilateral me kongresisten Debbie Dingell. Në takim morëm pjesë së bashku me deputetët Dragan Kovaçki dhe Slavjanka Petrovska.
Biseduam për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona, thellimin e partneritetit strategjik dhe avancimin e projekteve të përbashkëta në fusha të sigurisë dhe stabilitetit rajonal.
Gjithashtu u diskutua rëndësia e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara në procesin e integrimit të shtetit tonë në Bashkimin Europian, si një element kyç për progresin dhe stabilitetin afatgjatë.
U theksua rëndësia e koordinimit të vazhdueshëm dhe mbështetjes dypalëshe në proceset euro-atlantike, transmeton opentv.
#NATO#TransatlanticForum#Diplomacy#Cooperation#WashingtonDC#Congress#DebbieDingell




