POSTIMET E FUNDIT

Dita ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

Nga Refik Hasani

Sot, është 10 dhjetori njihet dhe është e shpallur si dita ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. 

Kjo datë është një përkujtim i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua më 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-ës.

Sa respektohen të drejtat e njeriut dhe të drejtat kolektive në Krahinën  Shqiptare që përfshin Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc.

Në këtë ditë, jo që kemi mos respektim të drejtave të njeriut por diskriminim të këtyre drejtave në këtë Rajon, ku ende  nuk e ka të zgjidhur statusin politik, përkundër mbajtjes dhe organizimit të Referendumit të 1 e 2 mars 1992, përkundër kryengritjes së armatosur dhe luftës së UÇPMB-ës, në mbrojtje të pragut, dinjitetit dhe identitetit,  përkundër Marrëveshjes së KONÇUL-it.

Pse, askush nga Prishtina e Tirana zyrtare, duke mos harruar OSBE-n, por edhe instanca të BE-së e OKB-ës, nuk reagojn së paku në këtë ditë ndërkombëtare të shenuar.               

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB