BallinaSportiDita e ndeshjes, Kosova kërkon fitore ndaj Austrisë në “Fadil Vokrri”

Dita e ndeshjes, Kosova kërkon fitore ndaj Austrisë në “Fadil Vokrri”

-

Kosova sot, e diel, do të zhvillojë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij cikli në Ligën e Kombeve, teksa në stadiumin “Fadil Vokrri” pret Austrinë. Takimi do të zhvillohet nga ora 18:00, në një stadium që pritet të jetë i mbushur nga tifozët kosovarë, të cilët do të kërkojnë të shtyjnë Dardanët drejt një rezultati pozitiv.

Kosova hyn në këtë përballje pas barazimit pa gola ndaj Izraelit, ndërsa më herët e kishte nisur ciklin me fitore 1-0 ndaj Irlandës dhe humbje 3-1 në udhëtim ndaj Austrisë. Dardanët kanë grumbulluar katër pikë, ndërsa Austria është në krye të grupit me shtatë pikë.

Për Kosovën kjo është një sfidë shumë e rëndësishme, pasi një fitore do ta mbante skuadrën e Franco Fodës në garë për kreun e grupit. Dardanët do të kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin vendas dhe të marrin hakun sportiv ndaj Austrisë për humbjen e pësuar në Vjenë. Në anën tjetër do të jetë Austria e drejtuar nga Ralf Rangnick, e cila vjen në Prishtinë për të vazhduar ecurinë pozitive dhe për të bërë një hap të madh drejt objektivit në grup. Ndeshja pritet të jetë një tjetër përballje e fortë mes dy skuadrave, me Kosovën që kërkon një rezultat të madh para tifozëve të saj.

“Fadil Vokrri” pritet të jetë në qendër të vëmendjes nga ora 18:00, kur Kosova dhe Austria do të përballen në një duel që mund të ketë peshë të madhe në garën për kreun e grupit. /BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kosovë-Austri, Foda e Muriqi: Jemi gati

0
Kosova do të zbresë në “Fadil Vokrri” për ndeshjen e katërt në Ligën e Kombeve(Liga B, Grupi 3), të dilën duke nisur nga ora...