3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Diplomaci e Ngrohtë në Zemër të Cyrihut: Konsulli Vigan Berisha Nderon Ditën Kombëtare të Francës

Duhet ti lexosh

Nga: Dashnim HEBIBI

Zürich, 10 korrik 2025 – Në kuadër të angazhimeve diplomatike në Zvicër, Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, zhvilloi një takim të veçantë dhe të ngrohtë me Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Francës në Cyrih, z. Laurent Alberti. Ky takim u mbajt me rastin e pritjes solemne të organizuar për nder të Ditës Kombëtare të Francës.

Gjatë këtij takimi miqësor, z. Berisha shprehu urimet më të përzemërta për homologun e tij francez, duke nënvizuar respektin e thellë që qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët shqiptarë në Zvicër kanë për popullin dhe shtetin francez. Ai theksoi se Franca ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e fuqishme e Kosovës, si dhe një kontribuese e palëkundur për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Sonte, me ftesë të Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Francës në Cyrih, z. Laurent Alberti, kishim kënaqësinë të marrim pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Francës,” u shpreh z. Berisha, duke e përshkruar takimin si një mundësi të vlefshme për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe diplomatike. Për ta përmbyllur këtë takim miqësor,sam24.info mësoi se të dy konsujt realizuan një foto kujtimi – një simbol i bashkëpunimit të ngushtë mes dy shteteve mike.

Me përgatitjen, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, z. Vigan Berisha po e përfaqëson denjësisht Republikën e Kosovës në këtë pjesë të Zvicrës.

SAM24.info

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit