3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Diaspora po e fillon edhe kësaj here për të mirën e Kosovës. Do të votoj sot për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

Duhet ti lexosh

/ Cyrih, 08 shkurt /

Kanë mbetur edhe pak orë deri te ora 07.00, kur do të drejtohen bashkatdhetarët tanë për të votuar. Sot, 8 shkurt (e shtune), mërgimtarët nga Kosova do të votojnë për herë të parë në vendet ku jetojnë. Se sa e thyer apo jo e thyer është diaspora nuk po ndalemi kësaj here. Se sa me vullnet do të votojnë, gjithashtu nuk po ndalemi. Se çka kanë premtuar partitë kryesore për diasporën, mbetet pikëpyetje ? Qendra e parë që do të hapet është ajo në Turqi dhe më e vonshmja që do të mbyllet është ajo në Amerikë dhe Kanada.

Mërgata e Kosovës do të votojë në përfaqësitë diplomatike në vendet ku jeton, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në territorin e Kosovës. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi, bëri të ditur votimi i mërgatës në përfaqësitë diplomatike bëhet për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës.

Kështu për një ditë përfaqësitë diplomatike të Kosovës shndërrohen në qendra të votimit për të pritur shtetasit e këtij vendi që jetojnë jashtë Kosovës dhe që kanë të drejtë vote.

Në përfaqësitë diplomatike do të votojnë ata të cilët janë regjistruar paraprakisht. Votimi nëpër përfaqësitë diplomatike të Kosovës organizohet në 19 shtete të ndryshme të botës, kryesisht në Evropë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada. Mbi 20 mijë shtetas të Kosovës, të cilët gjatë regjistrimit paraprak kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi do të mund të votojnë sot nga ora shtatë e mengjesit deri në orën nëntëmbëdhjetë.

Procesi i votimit do të zhvillohet në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Republikës së Kosovës, të vendosura në 19 shtete të ndryshme”, ka thënë zëdhënësi Elezi.

Sipas tij, vetëm në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë ditën e shtunë më 8 shkurt. Sipas një rregulloreje të të KQZ-së për regjistrimin dhe votim jashtë Kosovës, qytetarët identifikohen përmes dokumentit identifikues të lëshuar nga Republika e Kosovës, siç janë: letërnjoftim, pasaportë ose patenta e shoferit. Periudha e regjistrimit të qytetarëve jashtë Kosovës ishte 120 ditë nga gushti deri në dhjetor të vitit 2024.

Për të votuar jashtë Kosovës janë regjistruar rreth 105.000 shtetas, prej të cilëve 20.324 janë regjistruar për të votuar fizikisht në njërën nga 30 përfaqësitë diplomatike të. Rreth 17.000 shtetas të tjerë janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotime në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Ndërsa rreth 60,000 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotime në një nga kutitë postare të KQZ-së të hapura jashtë Kosovës.

Të angazhuar për të ndihmuar procesin e votimit jashtë Kosovës janë 200 anëtarë të emëruar nga KQZ. Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, garojnë njëzet e tetë forca politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare si dhe një kandidat i pavarur. Të drejtë vote kanë rreth dy milionë votues. Se si do të shkojnë këto zgjedhje në Zvicër, do ju mbajmë të informuar.

helveticALforum

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit