POSTIMET E FUNDIT

Diaspora në Zvicër njoftohet për pushimet zyrtare të Konsullatës së Kosovës në Cyrih

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka njoftuar bashkëatdhetarët se, për shkak të përmbylljes së vitit fiskal dhe festave të fundvitit, shërbimet konsullore do të ofrohen deri më 19 dhjetor 2025.Sipas njoftimit zyrtar, rifillimi i shërbimeve konsullore do të bëhet më 5 janar 2026, pas përfundimit të pushimeve zyrtare në Republikën e Kosovës. Autoritetet konsullore u bëjnë thirrje qytetarëve që të planifikojnë me kohë kërkesat dhe shërbimet e tyre administrative.

Konsullata ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar nga komuniteti shqiptar në Zvicër gjatë kësaj periudhe.

Për raste emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë Konsullatën përmes:

Gjithashtu, theksohet se numri i zakonshëm i telefonit nuk do të jetë aktiv gjatë festave zyrtare dhe ditëve të fundjavës.

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih mbetet e përkushtuar për t’u shërbyer qytetarëve dhe i fton ata të ndjekin njoftimet zyrtare për informacione të mëtejshme, njofton Konsullata e Kosovës në Cyrih, transmeton helveticALforum.ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB