BallinaEKSKLUZIVEDiaspora i bashkohet “Marshit për Liri”: Kosova na thërret, ne jemi këtu...

Diaspora i bashkohet “Marshit për Liri”: Kosova na thërret, ne jemi këtu !

-

Screenshot

Nga Dashnim HEBIBI

Sa herë që atdheu ka nevojë për zërin, praninë dhe mbështetjen e bijve të tij, diaspora shqiptare ka ditur të jetë aty. Edhe kësaj here, shumë bashkëkombas nga mërgata janë nisur drejt Prishtinës për t’iu bashkuar “Marshit për Liri”, që mbahet sot në Prishtinë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po mbahen në Hagë. I mirëpresim çlirimtarët!

Çlirimtarët i presin jo vetëm Kosova, por e gjithë shqiptaria!

Nga vende të ndryshme të Evropës dhe më larg, udhëtimi drejt Kosovës ka nisur që dje dhe ka vazhduar edhe sot. Me orë të tëra rrugë, me lodhje e sakrifica, mërgata shqiptare ka zgjedhur edhe një herë të jetë pranë atdheut. Sepse për diasporën, Kosova nuk është vetëm vendlindje. Është kujtim, identitet, rrënjë dhe një pjesë e pandarë e zemrës. Prandaj, kur thërret atdheu, rruga drejt tij nuk duket e gjatë. Sot, Prishtina nuk i bashkon vetëm shqiptarët që jetojnë në Kosovë. Ajo i bashkon edhe ata që jetojnë larg saj, por që Kosovën e mbajnë gjithmonë afër. Flamujt, zërat dhe prania e mërgimtarëve janë dëshmi se distanca gjeografike nuk e ka larguar kurrë dashurinë për vendin.

Diaspora shqiptare është pranë atdheut sa herë që i duhet Kosovës – si gjithmonë, edhe kësaj here.

Nga Gjermania, Zvicra, Austria, Franca, Italia, vendet e Skandinavisë, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe nga çdo cep ku jetojnë shqiptarët, rrugët sot kanë marrë drejtimin e Prishtinës. Është një udhëtim që nuk matet vetëm me kilometra. Është një udhëtim i bërë me zemër. Mërgata ka qenë gjithmonë pjesë e historisë së Kosovës. Ka ndihmuar në ditët më të vështira, ka qëndruar pranë familjeve dhe vendit të saj, ka ruajtur gjuhën, flamurin dhe identitetin shqiptar larg atdheut. Dhe sot, edhe një herë, ajo dëshmon se lidhja me Kosovën nuk zbehet nga largësia.

Edhe sot diaspora është në Prishtinë. Me shpirt, me zemër dhe me Kosovën brenda vetes.

Sepse atdheu mund të jetë larg për nga kilometra, por kurrë larg zemrës së mërgimtarit. Presim lirimin e çlirimtarëve!

HelveticALforum do të përmbledhë në përfundim të ditës, në një reportazh, se si ka shkuar Marshi për Liri.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Shqipëria e shqiptarëve!”/ Sot protesta kombëtare në Tiranë, qindra shqiptarë nga...

0
Qindra shqiptarë nga diaspora janë nisur nga vende të ndryshme të Europës drejt Shqipërisë, në një udhëtim që, sipas tyre, ka edhe një mesazh...