BallinaSportiDhjetë transferimet më të shtrenjta të kësaj vere 

Dhjetë transferimet më të shtrenjta të kësaj vere 

-

Tottenhami ka bërë një rindërtim të madh të skuadrës. Spursat i paguan Newcastle-it 108 milionë euro për Sandro Tonalin, West Hamit 99 milionë euro për Mateus Fernandesin, ndërsa Manchester Cityt 87.7 milionë euro për Sávin. Vetëm për këta tre lojtarë kanë shpenzuar pothuajse 295 milionë euro.

I vetmi transferim në mesin e dhjetë më të mëdhenjve që nuk përfundoi me ardhjen e lojtarit në Premier League është bërë nga Real Madridi. Gjiganti spanjoll i pagoi RB Leipzigut 125 milionë euro për 19-vjeçarin Yan Diomande.

Sulmuesi anësor i Bregut të Fildishtë ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2033 dhe, me 15 milionë euro të tjera në formë bonusesh, marrëveshja mund të arrijë në 140 milionë euro. Kjo është shuma më e madhe fikse që Reali ka paguar ndonjëherë për një lojtar. Në mesin e dhjetë transferimeve më të shtrenjta është edhe Bruno Guimarães. Arsenali i ka paguar Newcastle-it 87.5 milionë euro për mesfushorin brazilian 28-vjeçar. Ish-kapiteni i Newcastle-it ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon.

Dhjetë transferimet

Enzo Fernández — Chelsea → Manchester City: 146 milionë €
Morgan Rogers — Aston Villa → Chelsea: 138 milionë €
Elliot Anderson — Nottingham Forest → Manchester City: 135 milionë €
Bradley Barcola — PSG → Liverpool: 125 milionë €
Yan Diomande — RB Leipzig → Real Madrid: 125 milionë €
Sandro Tonali — Newcastle → Tottenham: 108 milionë €
Mateus Fernandes — West Ham → Tottenham: 99 milionë €
Ayyoub Bouaddi — Lille → Manchester City: 95 milionë €
Sávio (Sávinho) — Manchester City → Tottenham: 87.7 milionë €
Bruno Guimarães — Newcastle → Arsenal: 87.5 milionë. /K.Goca/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kur ishte në opozitë premtonte epokë ndryshimesh në shëndetësi, sot të...

0
Gjatë kohës kur ishte në opozitë, Edi Rama fliste për një epokë të re ndryshimesh, ndërsa premtonte mbylljen e një kapitulli të vjetër që...