POSTIMET E FUNDIT

Devijohet fluturimi për shkak të motit të keq, 200 pasagjerë shqiptarë “bllokohen” në Torino

Rreth 200 pasagjerë shqiptarë, të cilët udhëtonin me linjën ajrore Wizz Air janë lënë të presin në aeroportin e Torinos pas devijimit të fluturimit nga Tirana për në Gjenova për shkak të motit të keq.

Piloti ka tentuar dy herë të zbresë në aeroportin e Gjenovës, por pa sukses, ndërsa në tentativën e tretë u konstatua se ulja ishte e pamundur dhe avioni u drejtua drejt Torinos, ku u ul në orën 13:00.

Pamjet që pasagjerët kanë dërguar në redaksinë e Euronews Albania tregojnë qytetarët që janë në pritje prej disa orësh. Pasagjerëve u është thënë se një autobus do t’i merrte për t’i çuar drejt destinacionit në Gjenovë, por deri tani, prej më shumë se tre orësh, nuk ka pasur asnjë informacion ose kontakt me ta.

Në pamjet e dërguara në redaksinë e Euronews Albania, shihen se midis pasagjereve ka të moshuar dhe të mitur që janë në pritje, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB