3.5 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Derbi Milan–Inter: Simone Sozza rikthehet në skenën e madhe

Duhet ti lexosh

Simone Sozza nga Milano është zgjedhur për të arbitruar derbin e madh të së dielës mes Interit dhe Milanit, që luhet në orën 20:45. Kjo do të jetë hera e tretë që Sozza drejton Derbin e Madonninës në dy sezonet e fundit.

Gjyqtari 36-vjeçar ka arbitruar tashmë dy përballje mes skuadrave milanezë, një ndeshje kampionati, të fituar 5–1 nga Interi dhe finalen e Superkupës, të fituar 3–2 nga Milani.

Dy sfida të ekuilibruara që e bëjnë të dielën “episodin e tretë”. Sozza, i lindur në Milano dhe i rritur në Seregno, është arbitër ndërkombëtar që prej vitit 2023.

Debutimin jashtë Italisë e ka bërë në maj 2022 në ndeshjen APOEL – AEK Larnaca, e cila përfundoi 1–1.

Të dielën, ai do të jetë sërish në qendër të një prej ndeshjeve më të ndjekura në Itali, transmeton BS.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit