BallinaSportiDerbi i madh mes shqiptarëve dhe malazezëve luhet sot në Tuz

Derbi i madh mes shqiptarëve dhe malazezëve luhet sot në Tuz

-

Deçiqi dhe Buduçnosti do të ndeshen sot në orën 14.00 në kuadër të ndeshjes së mbetur të javës së 13-të të Kampionatin të Malit të Zi në futboll. Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi ka përparësinë e fushës, por edhe traditën e rezultateve në viteve të fundit ndaj rivalit nga Podgorica.

Ndeshja luhet në stadiumin “Arena Besa” në Tuz.  Skuadra shqiptare synon ta thellojë më tej krizën e kampionit aktual, pasi mbeti pa një nga dy trofetë këtë sezon, sepse u eliminua në të tetën e finales së Kupës malazeze. Me një fitore, skuadra shqiptare me trajner Nebojsha Jandriq do ta zvogëlonte diferencën në pesë pikë liderin Sutjeskën e Nikshiqit, ndërsa me një triumf, Buduçnosti do të barazohej në tabelë me rivalin e sotëm.

Deçiqi zë vendin e katërt me 28 pikë e Buduçnosti të shtatin me 25 sosh./K.Goca/BS

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...