0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Dëmtimi i Gjimshitit nuk është serioz, mund të rikthehet ndaj Lecces

Duhet ti lexosh

Berat Gjimshiti pritet të rikthehet në fushë më shpejt sesa u mendua fillimisht. Pas dëmtimit të pësuar në sfidën ndaj Milanit, ekzaminimet mjekësore kanë treguar se gjendja e kapitenit të Kombëtares shqiptare nuk është serioze dhe rikuperimi po ecën me ritme të mira.

Sipas SportMediaset, mbrojtësi 32-vjeçar mund të jetë gati për ndeshjen e radhës të Atalantës në Serie A, ku bergamaskët do të presin Leccen të premten në mbrëmje në “Gewiss Stadium”. Vendimtare do të jetë seanca stërvitore e pasdites së së enjtes – nëse Gjimshiti bashkohet me grupin, atëherë shanset për ta nisur si titullar janë të mëdha.

Ky është sezoni i shtatë radhazi për Gjimshitin me fanellën e Atalantës në elitën e futbollit italian, dhe deri tani ka qenë një nga shtyllat kryesore të prapavijës, me 30 paraqitje në Serie A këtë edicion.

Rikthimi i tij do të ishte një lajm shumë pozitiv për trajnerin Gian Piero Gasperini, i cili e vlerëson lart qëndrueshmërinë dhe përvojën e mbrojtësit shqiptar në ndeshje vendimtare./GT

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit