0.2 C
Zurich
Tuesday, December 30, 2025
spot_img
spot_img

Demokracia që na bashkon: Vota e mërgatës, zëri i gjallë i Mëmëdheut

Duhet ti lexosh

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Milano, 29 Dhjetor 2025 – Edhe pse fizikisht larg, shpirti mbetet gjithmonë pranë Mëmëdheut. Kështu shprehet publicisti dhe atdhetari Arsim Mulliqaj, i cili nga Milano e Italisë, përmes platformës helveticALforum, ndan përjetimin e tij pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës.

Me ndjenja të thella atdhedashurie dhe përgjegjësie qytetare, ai rrëfen se të shtunën në mëngjes u përgatit për të ushtruar të drejtën e votës në Konsullatën e Kosovës në Milano. Ky akt, sipas tij, nuk ishte thjesht një obligim qytetar, por një përjetim i veçantë shpirtëror.

“Sa kënaqësi ndjeva duke qëndruar në ‘shtëpinë’ e Mëmëdheut tim, pranë njerëzve që po e kryenin me përkushtim detyrën e tyre në Përfaqësinë Diplomatike të Republikës së Kosovës. Vërtetë, nuk ishte vetëm ditë vote, por u krijua përshtypja e një feste të madhe demokratike”, shprehet Mulliqaj, transmeton helveticALforum.ch. 

Ai thekson se procesi zgjedhor në mërgatë u zhvillua në frymë pozitive, me organizim korrekt dhe me një atmosferë që i dha kuptim të plotë pjesëmarrjes qytetare. Qëllimi i tij, siç thotë vetë, u përmbush plotësisht: vota e lirë për një Kosovë më të mirë. Nëpërmjet këtyre rreshtave, Arsim Mulliqaj përcjell urimet e tij më të sinqerta për rezultatin e zgjedhjeve, të cilat në Mëmëdhe u mbajtën më 28 Dhjetor, ndërsa në Mërgatë më 27 Dhjetor 2025.

Ai uron kryeministrin Albin Kurti, Lëvizjen Vetëvendosje dhe të gjithë përkrahësit e kësaj fitoreje, duke theksuar se ky sukses është fryt i drejtpërdrejtë i demokracisë funksionale dhe vullnetit të lirë të qytetarëve.

“E gjithë kjo begati u arrit falë demokracisë. Mëmëdheut i duhen përfaqësues të zgjedhur me votë të lirë, ndërsa prijësve u takon që detyrat e tyre t’i kryejnë me përgjegjësi të lartë, për ta bërë atdheun tonë të zhvilluar dhe të lulëzuar, ashtu siç edhe i takon”, thekson ai.

Në përmbyllje, publicisti shpreh mirënjohje për këto arritje të rëndësishme demokratike dhe uron që Qeveria e Re të ketë fat dhe sukses në misionin e saj shtetformues.

“Me fat Qeveria e Re dhe me gëzim qoftë Viti i Ri 2026”, përfundon Mulliqaj.

Ky mesazh nga mërgata dëshmon edhe një herë se dashuria për Kosovën nuk njeh distancë dhe se demokracia mbetet ura më e fortë që lidh qytetarët me atdheun e tyre, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme