BallinaSportiDelegacion i FFM-së pjesë e Kongresit të 76-të të FIFA-s në Vankuver

Delegacion i FFM-së pjesë e Kongresit të 76-të të FIFA-s në Vankuver

-

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Masar Omeragiç së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Leonid Jandreoski dhe Goran Pandev, morrën pjesë në Kongresin e 76-të, të FIFA-s në Vankuver.

Në kongres, delegacioni ynë do të marrë pjesë aktive në marrjen e vendimeve që ndikojnë drejtpërdrejt rreth të ardhmes së futbollit botëror.

Në fokus janë stabiliteti financiar dhe politikat e zhvillimit, miratimi i raporteve të vitit të kaluar, përcaktimi i buxheteve për ciklin 2027-2030, si dhe disa pzetje kruciale në lidhje me qeverisjen dhe integritetin e futbollit.

“Prania jonë do të thotë pjesëmarrje aktive në krijimin e së ardhmes së futbollit dhe forcimin e bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar”, kishte shkruar numri 1 i futbollit vendor Masar Omeragiç në fundin e postimit të tij në profilin e tij zyrtarë në facebook, transmeton opentv.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ronaldo: Dua 1000 gola dhe Ligën e Kombeve

0
Cristiano Ronaldo po përgatitet të luajë ndeshjen e tij të 234-të për Portugalinë, e planifikuar për të enjten në mbrëmje në Estádio José Alvalade...