1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

“Dëgjova fjalët më të mira për Shqipërinë”, Spiropali takohet me dy sekretarët e shtetit në Britaninë e Madhe

Duhet ti lexosh

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vijon takimet në Londër, ku mori pjesë në eventin e organizuar nga Këshilli i Fuqisë së Butë.

Atje morën pjesë të ftuar nga fusha të ndryshme, ndërsa ishte e pranishme edhe sekretarja e Shtetit për Kulturën, Mediat dhe Sportin, Lisa Nandy dhe sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme, Bashkësinë e Komonuelthit dhe Zhvillimin në Mbretërinë e Bashkuar, David Lammy.

“Londër, në mbrëmjen e bukur organizuar nga Këshilli i Fuqisë së Butë (Soft Power Council UK), me koordinator mikun e mirë të Shqipërisë, ish-ambasadorin Alastair King-Smith, me të ftuar të veçantë e të shquar të fushave të ndryshme, diplomatë, gazetarë, artistë, sportistë, dhe liderë të industrisë kreative, si dhe me prezencën e Sekretares së Shtetit për Kulturën, Mediat dhe Sportin, Lisa Nandy, dhe Sekretarit të Shtetit për Punët e Jashtme, Bashkësinë e Komonuelthit dhe Zhvillimin në Mbretërinë e Bashkuar, David Lammy, ku dëgjova ne kënaqësi fjalët më të mira për një Shqipëri tërheqëse dhe me potencial të jashtëzakonshëm turistik, kreativ e zhvillimor”, ka shkruar Spiropali, njofton topchanel.

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit