1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Dardanët dhe suedezët do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’

Duhet ti lexosh

Tashmë është gjithçka gati për ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe Suedisë.

Dardanët dhe suedezët do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Kosova, në duel me suedezët, vjen pas humbjes në udhëtim ndaj Zvicrës (4-0).

Pavarësisht disfatës nga Zvicra, atmosfera në taborin e kombëtares sonë mbetet e mirë dhe premtuese për një paraqitje dinjitoze ndaj Suedisë.

Futbollistët e kombëtares sonë, do të kenë përkrahjen maksimale të tifozëve tonë pasi që tashmë janë shitur të gjitha biletat.

Kosova, edhe në këtë duel, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Edon Zhegrovës, Milot Rashicës dhe Amir Rrahmanit, ky i fundit u lëndua në ballafaqimin me Zvicrën.

Ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë fillon në orën 20:45, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit