BallinaKulturaDardana pret promovimin e “Enciklopedisë Imagjinare” të Bajram Kosumit

Dardana pret promovimin e “Enciklopedisë Imagjinare” të Bajram Kosumit

-

DARDANË – Festat e nëntorit këtë vit po pasurohen me një sërë aktivitetesh kulturore, ndër të cilat spikat promovimi i librit të ri të autorit dhe studiuesit të njohur, Dr. Bajram Kosumi. Më 26 nëntor 2025, në ora 12:00, në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Dardanë, Klubi Letrar “Nositi” organizon promovimin e veprës “Enciklopedia Imagjinare – Postroman”, një libër që tashmë ka zgjuar interesim të madh tek studiuesit dhe lexuesit e letërsisë shqipe.

Kjo vepër, e vlerësuar për frymën e re dhe qasjen origjinale, po konsiderohet si një nga botimet më të veçanta të viteve të fundit. Gjatë pjesës së parë të ngjarjes, tre referues do të paraqesin vlerësimet e tyre profesionale mbi rëndësinë dhe risitë që sjell ky postroman, ndërsa pjesa e dytë do t’i kushtohet pyetjeve dhe bashkëbisedimit të hapur me autorin.

Klubi Letrar “Nositi”, i cili vazhdon të jetë një ndër promotorët kryesorë të kulturës në Dardanë, organizon këtë aktivitet në kuadër të festave të nëntorit dhe në bazë të mundësive që ka. Ndihmesa e vazhdueshme e Drejtorisë së Kulturës dhe e zyrës së kryetarit të komunës, z. Kadri Rahimaj, ka bërë të mundur mbajtjen e aktiviteteve kulturore që pasurojnë jetën artistike të qytetit.

Një rol të rëndësishëm në mbështetjen e këtij klubi e kanë edhe Kamer dhe Mustafë Borovci nga ndërmarrja “Vëllezërit Borovci”, të cilët me përkushtim dhe respekt po kontribuojnë në afirmimin e fjalës së shkruar artistike.

Dardana, në prag të festave të Nëntorit, po shndërrohet në qendër të aktiviteteve kulturore që u japin kuptim ditëve të festës dhe forcë identitetit tonë kulturor.

Klubi Letrar “Nositi” dhe kryetari i tij, Nexhat Rexha, ftojnë të gjithë adhuruesit e letërsisë dhe kulturës që të marrin pjesë në këtë ditë të veçantë.

“Ju mirëpresim në këtë ngjarje të shënuar!”, njofton helveticALforum.ch

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Lozanë, Zvicër: Një mbrëmje e dijes dhe reflektimit mbi modelin profetik

0
Tribunë me rastin e Mevludit: “Nga Suneti ritual te Suneti qytetërues – reflektim kritik mbi modelin profetik të muslimanëve sot” Në kuadër të muajit...