BallinaSportiDalin detajet e kontratës së Yamal me Barcelonën

Dalin detajet e kontratës së Yamal me Barcelonën

-

Barcelona dje (27 maj) ka njoftuar se Lamine Yamal ka rinovuar kontratën me klubin deri në vitin 2031.

Kontrata e re e 17-vjeçarit do të hyjë në fuqi kur ai të mbushë 18 vjet në korrik, pasi të miturit janë të kufizuar në kontrata trivjeçare.

Lamine Yamal do të fitojë hiç më pak se 15 milionë euro në sezon.

Paga e tij neto do të jetë 8 milionë euro pas taksave, raporton El Pais.

Një pagë kaq e madhe e bën Yamalin të fitojë më shumë se lojtarë si Raphinha dhe Pedri brenda skuadrës së Barcelonës.

Por kjo nuk është e gjitha. Kontrata e Lamines përfshin bonuse që lidhen me paraqitjet, golat dhe nëse ai fiton Topin e Artë.

Në rast se Lamine i përmbush të gjitha ato bonuse dhe klauzola në kontratë, ai do të fitojë më shumë para se çdo lojtar tjetër te Barcelona, njofton telegraf.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Artan Abrashi, ka reaguar pas protestës së zhvilluar para Kuvendit të...

0
Abrashi ka dënuar incidentet gjatë protestës, duke thënë se protesta është e drejtë demokratike, por jo dhuna, pengimi fizik i deputetëve dhe hedhja e...