BallinaEKSKLUZIVECyrihu bëhet skenë e “PASSION & ORIGIN”: Rame Lahaj sjell magjinë e...

Cyrihu bëhet skenë e “PASSION & ORIGIN”: Rame Lahaj sjell magjinë e muzikës shqiptare

-

Screenshot

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Një mbrëmje e veçantë muzikore po vjen në zemër të Cyrihut. Të shtunën, më 10 tetor 2026, në orën 20:00, në Kongresshaus Zürich, publiku shqiptar dhe artdashësit në Zvicër do të kenë mundësinë të përjetojnë nga afër zërin e një prej artistëve më të njohur shqiptarë në skenat ndërkombëtare, tenorit kosovar Rame Lahaj. Me turneun e tij të ri ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”, Lahaj ka zgjedhur pikërisht Cyrihun si pikënisje të këtij rrugëtimi artistik, duke sjellë një program që ndërthur pasionin për muzikën me dashurinë dhe lidhjen e fortë me origjinën. Në skenën e Kongresshaus Zürich, Rame Lahaj do të interpretojë këngë shqiptare, repertor italian e francez, si dhe vepra të njohura nga repertori ndërkombëtar që kanë shoqëruar karrierën e tij në skenat prestigjioze të botës. Në këtë mbrëmje artistike, ai do të shoqërohet nga ARMA Ensemble. Ky nuk është vetëm një koncert, por një mundësi për komunitetin shqiptar në Zvicër që të mblidhet rreth artit, kulturës dhe muzikës së mirë, duke përkrahur një artist që me zërin dhe talentin e tij ka bërë që emri i Kosovës dhe i shqiptarëve të dëgjohet në skena të rëndësishme ndërkombëtare.

Prandaj, kjo është një thirrje për të gjithë bashkatdhetarët tanë në Zvicër: të jemi aty!

Të mbushim sallën e Kongresshaus Zürich dhe ta presim Rame Lahajn me duartrokitjet që meriton. Ta përkrahim artistin tonë dhe ta bëjmë këtë mbrëmje një festë të muzikës, kulturës dhe krenarisë shqiptare. Në zemër të Cyrihut, një nga zërat më të njohur të artit shqiptar do të ngjitet në skenë për të na dhuruar një mbrëmje që premton emocione, elegancë dhe muzikë të nivelit të lartë.

E shtunë, 10 tetor 2026 | Ora 20:00
Kongresshaus Zürich – Kongresssaal

Mos e humbisni këtë mbrëmje. Ejani ta dëgjojmë, ta duartrokasim dhe ta përkrahim Rame Lahajn – mjeshtrin e madh të artit muzikor që po e çon zërin shqiptar në botë. Ku mund të blihen biletat?

Biletat për koncertin mund t’i siguroni në Ticketmaster, përmes faqes së koncertit të Rame Lahajt, ose në faqen zyrtare të Rame Lahajt: www.ramelahaj.com.

Për informacione të përditësuara rreth turneut, mund të ndiqni edhe faqet zyrtare të artistit në Facebook dhe Instagram, ku publikohen njoftimet dhe informacionet më të fundit. /HelveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rekord në Aeroportin e Zürichut: Mbi 123 mijë pasagjerë në një...

0
Aeroporti i Zürichut ka regjistruar ditën më të ngarkuar në historinë e tij. Më shumë se 123 mijë pasagjerë u përpunuan të dielën, më...