POSTIMET E FUNDIT

Cristiano Ronaldo blen 25% të aksioneve të klubit spanjoll

Portugezi Cristiano Ronaldo ka blerë 25% të aksioneve të klubit spanjoll UD Almeria, që militon në ligën e dytë spanjolle. Ky investim vjen ndërkohë që Ronaldo vazhdon të jetë futbollist aktiv dhe tashmë është edhe bashkëpronar tek Al Nassr.

“Ka qenë një ambicie e imja prej kohësh të kontribuoj në futboll, përtej fushës. UD Almeria është një klub spanjoll me themele të forta dhe potencial të qartë për rritje. Pres me padurim të punoj së bashku me ekipin drejtues për të mbështetur fazën tjetër të zhvillimit të klubit”, deklaroi Ronaldo pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ronaldo është më i vjetër se vetë klubi. Portugezi festoi në shkurt 41-vjetorin e tij, ndërsa Almeria është vetëm 36-vjeçare, e themeluar në vitin 1989. I vetmi trofe i klubit mbetet titulli kampion në La Liga 2, në sezonin 2021-22, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB