3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Clark rrëfen në Hagë: “I përgatitur për çdo sulm kundër popullit kosovar”

Duhet ti lexosh

Ish-gjenerali suprem i NATO-s, Wesley Clark gjatë dëshmisë në Hagë, tha se gjatë viteve të luftës në Kosovë, ishte i përgatitur për çdo sulm që forcat e regjimit serb mund të bënin ndaj popullit kosovar.

“Ne do të bënim çfarëdo që mundnim, për të arritur misionin tonë”, tha Clark.

Pos tjerash, ai tha se në Kosovë, nuk kishte marrëveshje paqeje deri në shtator të vitit 1999, madje siç thotë Clark, një situatë e ngjashme vazhdoi deri në shpalljen e Pavarësisë së vendit në 2008-ën.

“Përgjegjësia ime ishte që ata [forcat serbe] të mos vinin më në Kosovë. Unë duhej të kisha një plan”, tha gjenerali amerikan. Clark gjatë dëshmisë, thotë se Sllodoban Millosheviq ishte një personazh dinak, por që sipas tij, Serbia nuk do të kthehej në Kosovë pas përfundimit të luftës, transmeton Bsot.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit