Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se partia e saj është e gatshme t’i tërheqë lëndët e dorëzuara në Gjykatën Kushtetuese, nëse Lëvizja Vetëvendosje zotohet publikisht se do ta votojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Çitaku ka shkruar se një zotim i tillë publik nga VV-ja do të ishte kusht për tërheqjen e lëndëve nga Gjykata Kushtetuese.
Postimi i plotë:
Nëse LVV zotohet publikisht se do ta votojë Projektligjin e dorëzuar sot për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, do të marrë përsipër mbulimin e plotë të shpenzimeve të mbrojtjes dhe do ta trajtojë këtë proces me përgjegjësinë e duhur shtetërore, ne jemi të gatshëm t’i tërheqim lëndët nga Gjykata Kushtetuese qysh nesër./BS










