-2.4 C
Zurich
Friday, November 28, 2025
spot_img
spot_img

Champions League me plot derbi sonte

Duhet ti lexosh

  • Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me nëntë ndeshje të tjera të fazës së ligës. Mbrëmë u zhvilluan disa ndeshje mjaft interesante, ndërsa e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe sonte.
  • Madje, na presin ndeshje edhe më të forta, në krahasim me një natë më herët.
  • Dueli kryesor i natës do të jetë ai mes Arsenalit dhe Bayern Munichut, i cili do të luhet në stadiumin “Emirates”. Janë pikërisht këto dy skuadra që janë treguar si më të fortat në këtë edicion të Championsit, ndërsa i prijnë tabelës me nga katër fitore në po aq ndeshje të zhvilluara.
  • Një tjetër takim i madh sonte do të jetë ai mes Atletico Madridit dhe Interit, që do të luhet në stadiumin “Metropolitano”. “Los Colchoneros” do të mundohen t’ia shkaktojnë nënkampionit evropian humbjen e parë në këtë sezon në këtë garë pasi Zikaltrit i kanë katër fitore nga katër ndeshje.
  • Nga ana tjetër, të përzgjedhurit e Diego Simeones aktualisht i kanë dy fitore e dy humbje.
  • Një tjetër sfidë interesante pritet të jetë edhe ajo mes kampionit aktual evropian, Paris Saint-Germain dhe Tottenhamit, që do të luhet në kryeqytetin francez. “Spurs” nuk e kanë asnjë humbje në këtë edicion në Champions, kurse parisienët i kanë tri fitore e një humbje.
  • Liverpooli nga ana e tij synon t’i japë fund serisë së zezë të ndeshjeve me një fitore ndaj PSV Eindhoven në shtëpi.
  • Kurse, gjiganti spanjoll, Real Madrid do ta vizitojë Olympiacosin në Greqi.
  • Dy ndeshje do të nisin prej orës 18:45, kurse shtatë të tjera prej orës 21:00, transmeton BS.
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit