POSTIMET E FUNDIT

Çfarë bëri Vedat Muriqi, shtrin për toke Real Madridin!

Vedat Muriqi, një yll i madh i futbollit botëror, në minutën e 90+1 futet në 16-sh e me goditje të fuqishme e shtang portierin Lunin. Reali i shtrirë për toke, Spanja e tronditur nga Muriqi, goli i 19-të në kampionat dhe tani ka katër më pak se Kylian Mbappe në krye të shënuesve.

Mallorca e ka mposhtur me rezultat 2:1 Real Madridin.

Morlanes në minutën e 41-të shënoi për epërsinë e vendasve.

Real Madridi pas shumë orvatjeve e ka barazuar rezultatin në finish të sfidës.

Futbollisti Eder Militao shënoi gol të bukur me kokë në këndin e epërm të majtë, 1:1.

Në minutën e 90+1 Muriqi e shtang Real Madridin, 2:1.

Pas javës së 29-të në kampionatin spanjoll, Reali është në vend të dytë me 69 pikë. Mallorca në të 17-tin me 31 pikë.

“Kanë qenë dy javë shumë të vështira, me emocione e tensione. Unë jam njeri. Pak më herët e kam humbur një penallti në Elche në një ndeshje të vështirë.

Më pas e humba kualifikimin për në Kupën e Botës me Kosovën, ëndrrën time të kamotshme.

Sot, ky gol, fitorja 2:1.

Faleminderit tifozëve për përkrahjen e jashtëzakonshme dhe çdo gjë që më kanë dhënë. Shpresojmë të mbesim në elitë”, ka deklaruar Muriqi për “MovieStar La Liga”. Ai ka folur edhe për tre pikë ndaj Real Madridit.

“Kur e bën matematikën, në kalendar, kundër Real Madridit e nis ndeshjen me zero pikë.

Por, të fitosh ndaj kësaj skuadre, ekipit më të mirë në botë, do të thotë shumë.

Ne kemi bërë punë të madhe gjatë javës. Tani na presin Rayo dhe Valencia dhe ne duhet t’i fitojmë edhe gjashtë pikë”, tha Muriqi./K.Goca/BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB