3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Botohet “Enciklopedia e filmit shqiptar 1904-2022”

Duhet ti lexosh

Të gjitha prodhimet filmike, si ato zyrtare të prodhuara nga Kinostudio “Shqipëria e re” dhe Televizioni Shqiptar, ashtu edhe prodhimet e shkollave të filmit apo filmat e prodhuar me nismën e lirë të kineastëve, tashmë gjenden në “Enciklopedinë e filmit shqiptar 1904-2022”, me autore Irini Asqeri. Enciklopedia u promovua në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Bëhet fjalë për një punë voluminoze të arkivistes me përvojë dhe studiueses Asqeri, të cilës iu deshën pothuaj 10 vite për hulumtimin dhe sistemimin e dokumenteve dhe të dhënave arkivore në disa arkiva të vendit, por kryesisht në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, ku Irini ka punuar edhe si arkiviste.

E botuar nga shtëpia botuese “Jozef”, kjo enciklopedi përmbledh të dhëna të sakta mbi prodhimet filmike te periudhes 1904-2022.

Irini ka dhënë, gjithashtu, edhe një kapitull të gjatë mbi fillimet e kinematografisë në Shqipëri, duke na sjellë edhe historinë e Shqipërisë e parë në syrin e kamerës, njofton oranews.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit