3.8 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Bombarduesit rus në Estoni, NATO aktivizon Nenin 4: Situata është e rrezikshme

EKSKLUZIVE

Aleanca e Atlantikut të Veriut ka aktivizuar nenin 4 pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga dy bombardues rus.

Në takimin e saj NATO ka paralajmëruar Rusinë kundër shkeljeve të mëtejshme të hapësirës ajrore nën kërcënimin e forcës. NATO dhe aleatët e saj do të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme ushtarake dhe jo-ushtarake, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, për të mbrojtur veten dhe për të penguar kërcënimet nga të gjitha drejtimet, sipas një deklarate të lëshuar nga të 32 anëtarët e aleancës pas konsultimeve në Bruksel, shkruan A2 CNN.

Incidenti është pjesë e një modeli veprimesh të kohëve të fundit nga Rusia që janë “përshkallëzuese, rrezikojnë llogaritje të gabuara dhe rrezikojnë jetë”, tha NATO. Incidenti ndodhi pas një fluturimi dymbëdhjetë-minutësh të avionëve luftarakë rusë mbi territorin estonez dhe ndërhyrjes së më shumë se 20 dronëve rusë në hapësirën ajrore polake.

- Reklama -

Thuhet gjithashtu se një dron rus ka fluturuar në hapësirën ajrore të partnerit të NATO-s, Rumanisë. Në fund të takimit pati një reagim edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte./FO

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme