0.5 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Bizneset e huaja zgjerohen në Shqipëri

Duhet ti lexosh

Shqipëria po shënon rritje të qëndrueshme të pranisë së bizneseve të huaja. Vetëm gjatë vitit 2025 janë regjistruar 32 degë të reja, një rritje e dukshme krahasuar me 21 degët e vitit 2024 dhe 18 degët e 2023. Ky ritëm i përshpejtuar tregon një interes më të madh të investitorëve ndërkombëtarë për tregun shqiptar.

Italia kryeson listën me 10 degë të regjistruara, ndërsa Kosova dhe Turqia pasojnë me nga 7 secila.

“Rritja e numrit të degëve është një tregues se Shqipëria po perceptohet më seriozisht nga investitorët e huaj. Krahasimi me vitet e mëparshme tregon një trend pozitiv, ku vendi po forcon imazhin e tij si destinacion për kapital të ri”, thotë eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, për Tv Klan.

Hyrja e këtyre kompanive pritet të ndikojë në konkurrencën e tregut vendas, teksa sfidë për ekonominë vendase mbetet gjetja e fuqisë punëtore të kualifikuar.

“Për të ruajtur këtë ritëm, nevojitet që institucionet shqiptare të ofrojnë kushte më të favorshme për të mbajtur në vend rininë dhe të investojnë në kualifikimin e tyre për të qenë më pranë kërkesave të tregut”, shton Muço. Me rritjen e vazhdueshme të degëve të huaja, Shqipëria po e konsolidon profilin e saj si një treg në zhvillim tërheqës për kapitalin ndërkombëtar. Në vitin 2023 u regjistruan rreth 1,419 biznese me element të huaj, ndërsa në vitin 2024 numri mbeti pothuajse i njëjtë. Ndërkohë, vetëm gjatë 8-mujorit të parë të vitit 2025 janë regjistruar 1,404 kompani të reja, duke treguar se ritmi është i lartë krahasuar me vitet e kaluara, transmeton gtema.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit