Të gjithë besimtarët e krishterë festojnë sot, më 25 dhjetor, Krishtlindjen, një nga festat më të shenjta të krishterimit. Në këtë ditë të shenjtë, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë Krishtlindjen me një imazh, të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”.
Dhe me këtë imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen”, shkruan kryeministri krahas fotos. Në Krishtlindje, gjithë të krishterët festojnë lindjen e Birit të Zotit, Jezu Krishtit. Simbol i saj është pema e Krishtlindjes, ndërsa dhuratat simbolizojnë çka dhuruan barinjtë dhe të Mbretërit Dijetarë për Krishtin Fëmijë. Kisha kremton dëftimin e Fjalës së Zotit për njerëzit. Ky është kuptimi më i zakonshëm shpirtëror, sugjeruar nga vetë liturgjia, e cila në meshat e kremtuara pas mbrëmësoreve mediton mbi lindjen e përjetshme të Fjalës në mes të shkëlqimit të Atit, dukjen në kohën e njerëzve përmes mishërimit dhe kthimin përfundimtar në gjykimin e fundëm, transmeton rtsh.




