BallinaAtdheuBerisha: Vazhdojmë betejat ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat...

Berisha: Vazhdojmë betejat ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum

-

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas miratimit në Kuvend me votat e mazhorancës të reformës territoriale e cila e çon numrin e bashkive në 46 nga 61 që ishte.

Berisha deklaron se PD do të vijojë betejën ligjore kundër asaj që e konsideron ekzekutim të 15 bashkive.

Në këtë kuadër, ai theksoi se demokratët kanë nisur mbledhjen e firmave të nevojshme për referendum, për të mbrojtur sipas tij, interesat e qytetarëve shqiptarë.

“Nuk ka ndodhur ndonjëherë një votë e tillë më inkriminuese se sa mbrëmë në ora 1 e gjysmë e natës. Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt, PD deklaron se do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive dhe për projektin e saj 100 bashki plus.

Në këtë kuadër, ne kemi nisur mbledhjen e firmave për referendum.

Do të studiojmë të gjitha modalitetet e referendumeve lokale dhe kombëtare, me të cilat ne kemi bindjen më të thellë se mbrojmë interesat e qytetarëve shqiptarë nga një bandë, nga një organizatë kriminale që quhet parlament”, deklaroi Berisha.

Kuvendi miratoi në orët e para të mëngjesit të sotëm (9 tetor) me 85 vota pro reformën territoriale, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Hapet afati për Provimin e Jurisprudencës në Kosovë, aplikimet deri më...

0
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se nga sot, 9 tetor, ka nisur afati i ri për aplikim për Provimin e Jurisprudencës, duke...

KARROCA E PAZARIT