BallinaAtdheuBerisha reagon ndaj Daçiç: Deklaratë luftënxitëse

Berisha reagon ndaj Daçiç: Deklaratë luftënxitëse

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiç, i cili është shprehur se flamuri serb do të valvitet mbi Prizren. Në një reagim publik, Berisha e cilëson deklaratën provokuese dhe luftënxitëse, duke dënuar qëndrimet që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Berisha e ka quajtur Daçiçin “klounin e Millosheviçit” dhe “pasardhësin direkt partiak të kasapit të Ballkanit”, duke akuzuar udhëheqjen aktuale serbe për ultranacionalizëm dhe armiqësi ndaj paqes.

Sipas kreut të PD-së, deklarata për Prizrenin dëshmon edhe një herë rrezikun që përbëjnë qëndrimet nacionaliste serbe për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

Reagimi i plotë:

Deklarata luftënxitëse e Ivica Daçiç, klounit të Millosheviçit. Në një deklaratë provokuese dhe luftënxitëse, Ivica Daçiç u shpreh se Flamuri serb do të valvitet mbi Prizren!

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë deklaratë të kllounit, pasardhësit direkt partiak të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, që dëshmon edhe një herë se udhëheqja e verbër ultranacionaliste aktuale serbe është një armike e paqes, një rrezik real për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ministri Hoxha reagon ndaj Daçiçit: Kosova realitet i pakthyeshëm

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar ndaj deklaratave të një ministri serb gjatë fushatës elektorale, i cili u premtoi...