BallinaAtdheuBerisha niset drejt SHBA-së: Udhëtimi jashtëzakonisht i rëndësishëm

Berisha niset drejt SHBA-së: Udhëtimi jashtëzakonisht i rëndësishëm

-

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është nisur këtë të premte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vizitën e parë zyrtare pas heqjes së masës “non-grata” nga DASH.

Berisha e ka cilësuar udhëtimin si një moment me rëndësi të veçantë, duke e krahasuar në disa aspekte me vizitën e tij të parë në SHBA.

“Ka disa ngjashmëri. Ndonëse është vite dritë larg, por ka disa ngjashmëri me udhëtimin tim të parë në Shtetet e Bashkuara. Është udhëtim jashtëzakonisht i rëndësishëm. Thashë, fakti që jeni këtu dëshmon se ju e ndjeni të drejtë se ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë”, u shpreh Berisha para gazetarëve.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Berisha pritet të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane, e cila do të zhvillohet më 9 dhe 10 shtator në Dallas, Teksas.

Berisha është ftuar në këtë aktivitet nga Instituti Amerikan i Lidershipit, IDU dhe CDI, organizatë ndërkombëtare që bashkon rreth 120 parti të djathta dhe të qendrës.

Gjatë vizitës, kryedemokrati do të zhvillojë gjithashtu takime me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

Në agjendën e tij janë parashikuar dy “Foltore”, njëra me shqiptarët në New York dhe tjetra në Teksas, përpara zhvillimit të Konventës Kombëtare Republikane, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Berisha përkujton 10-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës: Bijë e madhe...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar 10-vjetorin e shenjtërimit të Shën Nënë Terezës, duke e cilësuar atë si një nga figurat më...