POSTIMET E FUNDIT

Berisha: Më 17 prill do t’i japim një leksion të madh Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se data 17 prill do të jetë leksioni i madh që do t’i jepet qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në foltoren e mbajtur para godiës së Kryeministrisë, Berisha e quajti 17 prillin ditën e shqiptarëve dhe ditën e kryengritjes më të madhe paqësore në historinë e vendit.

Ndaj dhe 17 prilli është një ditë e shqiptarëve, është dita e kryengritjes më të madhe paqësore në historinë e vendit. Le të mblidhemi ne në atë kryengritje me besim të plotë se fitorja është e qytetarëve. Me besim të plotë se shqiptarët nuk do pajtohen kurrë me një regjim që i vjedh dhe plaçkit ditën dhe natën”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, shqiptarët nuk do të pajtohen kurrë me një regjim që i vjedh dhe i plaçkit ditën e natën, që e ka bërë Shqipërinë dhe Tiranën qytet të pajetueshëm për të rinjtë, duke i detyruar ata të largohen nga vendi për mungesë pune, strehimi dhe perspektive të ardhme.

“Nuk do pajtohen kurrë me një regjim që e ka bërë Shqipërinë, që e ka bërë Tiranën qytet të pajetueshëm nga të rinjtë shqiptarë. Që e ka bërë Tiranën dhe Shqipërinë, vendin dhe qytetin që i përzë të rinjtë rrugëve të botës sepse nuk u ofron strehë, nuk u ofron punë, nuk u ofron të ardhme”, tha Berisha.  

Ndaj dhe data 17 do jetë leksioni i madh që do i jepet këtij regjimi. Do vazhdojmë betejën tonë gjer në fitoren e sigurt. Do vazhdojmë betejën tonë për çeljen e rrugës së integrimit në BE. Jo miq, nuk të hap askush derën kur do të hysh si hajdut. Derën nuk ia kanë mbyllur shqiptarëve, derën ia kanë mbyllur Edi Ramës, derën ia kanë mbyllur Lubi Ballukut, derën ia kanë mbyllur Lindave të AKSHI-t dhe Surrelit, derën ia mbyllin anëtarëve të organizatës kriminale, por jo qytetarëve të ndershëm shqiptarë, kurrë. Ndaj dhe ne le të bëjmë detyrën tonë, t’u japim përgjigjen e merituar këtyre hajdutëve dhe të kthejmë Shqipërinë në rrugën e integrimit dhe të ardhmes”, deklaroi më tej Berisha, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB