4.9 C
Zurich
Thursday, January 29, 2026
spot_img
spot_img

Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës

Duhet ti lexosh

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot, më 29 janar, një konferencë për mediat, ku foli për vizitën e tij në Strasburg dhe takimet me drejtues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Berisha u shpreh me tone të forta ndaj qeverisë Rama, duke e akuzuar atë për ndërtimin e një narko-shteti dhe për përfshirje në korrupsion dhe trafik droge. Sipas Berishës, Rama ka dhënë leje ndërtimi për kulla, ku pastrohen para, vetëm që të ketë përfitime në zgjedhje. Ai theksoi se në takimet me drejtues të komisioneve dhe me anëtarë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, u trajtua situata alarmante në Shqipëri. “Falënderova Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, që i anuloi Ramës çdo pritje, pasi ai mbajti atje një fjalim të stilit të Gaddafit”, tha Berisha.

Kreu democrat e përshkroi situatën në vend si të rrezikshme. “Shqipëria është e rrezikuar nga regjimi i Ramës. Fantazma e kreut të organizatës kriminale Edi Rama ishte më e përçmuara në Strasburg. Shqipëria e Ramës renditet aty si diktaturë autoritare që bazohet në drogë”. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e mobilizimit të opozitës shqiptare. “Opozita është e vendosur të përballet dhëmbë për dhëmbë me këtë narko-regjim. Ftoj opozitarët të vazhdojmë këtë betejë deri në fitoren tonë, sepse shpresa e vetme e vendit është opozita dhe ajo nuk do të zhgënjejë” Berisha nënvizoi se jehona e protestës së opozitës në takimet ndërkombëtare ishte e fuqishme dhe është pruitur mjaft mire nga miqtë ndërkombëtarë të Shqipërisë. Ai shtoi se vizita në Strasburg i dha mundësinë opozitës të tregojë realitetin e brishtë dhe të rrezikshëm në vendin tonë, duke e paraqitur qeverinë Rama si një structure, që punon kundër interesave të qytetarëve dhe institucioneve demokratike.

Duke folur për çështjen Balluku, Berisha u shpreh se Rama ka frikë nga zëvendëskryeministrja. “Rama ka frikë nga Belinda Balluku. Kjo, sepse në dosjen e Ballukut, në çdo dy rreshta përmendet Rama”, u shpreh Berisha.

Sipas Berishës, vetëm protesta e rrëzon Ramën nga pushteti. “Rama i konsideron qytetarët si qenie inferiore dhe beson se i gënjen dhe i mashtron sipas qejfit. E dinë qytetarët që AKSHI është Rama. E dinë se pengjet janë marrë për qindra milionët e tyre, e dinë qytetarët këtë. Uraganin në protestën e 24 janarit e patë, tre herë më i madh ishte zemërimi. Po shkohet drejt triumfit të ligjit dhe Kushtetutës”, u shpreh ai./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme