ifozët e Fenerbahces mbrëmë treguan zemër të madhe, treguan se si mbështetet klubi dhe në anën tjetër përveç që shpalosën flamurin e Kosovës, iu kujtuan edhe diçka serbëve në përballjen e basketbollit me Partizanin.
Beogradi nuk i besonte syve, të tronditur dhe disa media serbe reaguan si pula pa kokë.
”Turqit iu kundërpërgjigjen serbëve me baner gjigant në ndeshjen e Euroligës Fenerbahçe-Partizan, ua kujtojnë humbjen në betejën e Kosovës.
“Ju jeni fëmijët e Turqisë”, shkruante poshtë banerit.
“Provokim pas provokimi në Stamboll: Tifozët e Fenerbahçes shpalosin flamurin e Kosovës!
Pamë ngjarje të turpshme gjatë ndeshjes midis Fenerbahces dhe Partizanit në xhiron e 29-të të Euroligës, dhe tifozët turq shpalosën gjithashtu flamurin e Kosovës.
Tifozët e Kanarinave thjesht nuk u ndalen me provokimet e tyre për popullin serb, dhe kjo supozohet të jetë “hakmarrje” për banderolën në ndeshjen e parë ku tifozët e Partizanit treguan skenën e vrasjes së Muratit nga Millosh Obiliqi.
Siç shihet qartë në foto, është flamuri i Kosovës, një provokim i qartë dhe i pakuptueshëm nga tifozët e Fenerbahces që përziejnë sportin me ngjarjet historike”, shkarravit media serbe “Blic”./K.Goca/BS




