BallinaEKSKLUZIVEBen-Gvir trondit me thirrjen për vrasjen e 30–40 personave çdo natë në...

Ben-Gvir trondit me thirrjen për vrasjen e 30–40 personave çdo natë në Gaza

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka deklaruar se Izraeli duhet të vrasë 30 deri në 40 persona në Gaza çdo natë, deklaratë që ka shkaktuar reagime të forta nga Gjermania, Franca dhe Kombet e Bashkuara. Ben-Gvir i bëri deklaratat gjatë një podcasti me ish-pengun izraelit Rom Braslavski, duke argumentuar se Izraeli duhet të kryejë vrasje të synuara në Gaza çdo natë dhe jo vetëm ndaj personave që përbëjnë kërcënim të menjëhershëm.

Deklaratat janë dënuar ashpër nga kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili i cilësoi thirrjet e ministrit si “çnjerëzore” dhe në shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Edhe ministri i Jashtëm francez, Jean-Nowl Barrot, i quajti komentet “të patolerueshme dhe çnjerëzore”. Reagim ka ardhur edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i cili i përshkroi deklaratat si “të tmerrshme”, “skandaloze”, “çnjerëzore” dhe “të rrezikshme”.

Ndërkohë, zëvendëskancelari dhe ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, deklaroi se komentet e Ben-Gvir “duhet të kenë pasoja”, duke bërë të ditur se në nivel evropian po diskutohen mundësitë për vendosjen e sanksioneve ndaj tij. Disa vende të Bashkimit Evropian kanë kërkuar që Ben-Gvir të përfshihet në listën e sanksioneve, por një vendim i tillë kërkon mbështetjen e të gjitha 27 vendeve anëtare.

Thirrjet për sanksione ndaj ministrit izraelit janë intensifikuar muajt e fundit, veçanërisht pas publikimit të një videoje në maj, në të cilën Ben-Gvir tallej me aktivistë të ndaluar nga ushtria izraelite gjatë përpjekjes për të dërguar ndihma në Gaza. Franca i ndaloi atij hyrjen në territorin e saj dhe kërkoi sanksione të përbashkëta të BE-së. Ndërkohë, situata në territoret palestineze vijon të mbetet në qendër të kritikave ndërkombëtare. Izraeli ka kontrolluar dhe pushtuar Bregun Perëndimor që prej vitit 1967, ndërsa vendbanimet izraelite në këtë territor janë konsideruar të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

SHKOLLA SHQIPE “GJUHA JONE” PRET KRAHËHAPUR FËMIJËT

0
Më 13 Shtator 2026, në orën 10:00 të mëngjesit, nis dita e parë e shkollës, pranë Shoqatës Shqiptare Amerikane “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia. Dita...