8.2 C
Zurich
Thursday, February 12, 2026
spot_img
spot_img

Begaj uron Qeverinë e re të Kosovës dhe Kurtin: Mbështetje e vazhdueshme nga Shqipëria

Duhet ti lexosh

Presidenti Bajram Begaj ka uruar Kosovën për formimin e qeverisë së re dhe kryeministrin Kurti për mandatin e tij të ri.

Me një postim në rrjetin social Facebook, Begaj shpreh bindjen se përkushtimi dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit dhe qytetarëve do të udhëheqin të gjithë klasën politike të Kosovës në përballimin e sfidave që janë përpara.

Kreu i shtetit ka siguruar qeverinë e re për vijimin e mbështetjes nga ana e Shqipërisë.

- Reklama -

“Urime Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit z. Albin Kurti!

I uroj suksese në mandatin e ri, në drejtimin e Qeverisë drejt progresit, zhvillimit dhe begatisë së popullit të Kosovës.

Shpreh bindjen se përkushtimi dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit dhe qytetarëve do të udhëheqin të gjithë klasën politike të Kosovës në përballimin e sfidave që janë përpara.

- Advertisement -

Ju sigurojmë për vijimin e mbështetjes vëllazërore për Qeverinë tuaj dhe bashkëkombasit tanë”, shkruan Begaj, transmeton rtsh.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme