0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Begaj uron homologun kroat për fitoren në zgjedhje: Forcojmë partneritetin

Duhet ti lexosh

Presidenti, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, për fitoren e mandatit të dytë në krye të shtetit pas zgjedhjeve presidenciale në balotazhin e së dielës.

Urimet më të përzemërta për mikun tim, Zoran Milanović, në rizgjedhjen si President i Kroacisë. Shohim përpara për të vazhduar forcimin e partneritetit tonë”, shkruan Presidenti Begaj në mesazhin e urimit në profilin e tij zyrtar në platformën X drejtuar homologut kroat.

Socialdemokrati mori më shumë se 74 për qind të votave në balotazhin e zhvilluar me rivalin e qendrës së djathtë, Dragan Primorac, i cili siguroi vetëm 25 për qind. Ish-kryeministri 58-vjeçar, Milanoviç, erdhi në krye të shtetit pas fitores në vitin 2020 nga partia kryesore opozitare e Socialdemokratëve, njofton rtsh.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit