BallinaAtdheuBedri Hamza jep detaje nga takimi me Albin Kurtin

Bedri Hamza jep detaje nga takimi me Albin Kurtin

-

Partia Demokratike e Kosovës i ka dërguar ftesë zyrtare kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut që të thërrasë seancë të jashtëzakonshme sot për të miratuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në konferencë të jashtëzakonshme për media të martën, tha se kanë mbledhur një numër të konsiderueshëm të nënshkrimeve për thirrjen e seancës, por jo 40 nënshkrimet e nevojshme, raporton KosovaPress.

Ai tha se PDK-ja, së bashku me Aleancën, kanë dërguar kërkesë zyrtare te Haxhiu, ndërsa u ka bërë thirrje edhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-së dhe deputetëve të komuniteteve joserbe që të japin nënshkrimet e tyre.

Ligji për Specialen, PDK ftesë zyrtare Haxhiut për seancën të jashtëzakonshme

“Ne kemi dërguar kërkesë zyrtare zonjës Haxhiu që të thërrasë seancën. Kemi mbledhur nënshkrimet e një numri të konsiderueshëm të deputetëve për një seancë të jashtëzakonshme, komplet grupit parlamentar tonë dhe të Aleancës. I kemi dërguar ftesë, kërkesë dhe lutje të gjithë deputetëve të Kuvendit, LVV-së, LDK-së dhe deputetëve të komuniteteve joserbe që të na japin nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme. Ne kërkojmë që ligji të aprovohet, pasi s’ka asnjë arsye që të mos votohet në lexim të dytë”, tha ai.

Hamza tregoi edhe detaje nga biseda e tij në takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Çfarë ka biseduar dje me Kurtin, Hamza jep detaje

“Është mirë të kemi marrëveshje mes partive politike që vendi të ketë president dhe të mos shkojë në zgjedhje. Kemi biseduar për këto tema, ligjin, përkrahjen shtetërore në këtë proces, financimin e mjaftueshëm të këtij procesi dhe, normalisht, edhe tema e presidentit është aktuale. Qëndrimi ynë është i qartë se s’kemi çka takohemi me askënd para se ligji të kalojë në lexim të dytë”, potencoi ai.

Krahas kësaj, Hamza bëri të ditur veprimet që do t’i ndërmarrin nëse nuk miratohet ligji në lexim të dytë dhe shpërndahet Kuvendi për shkak të moszgjedhjes së presidentit.

Çfarë veprime do t’i marrë PDK-ja nëse nuk miratohet ligji dhe shpërndahet Kuvendi?

“Të gjitha veprimet e PDK-së do të jenë demokratike, ligjore dhe të gjitha format e mundshme brenda rregullave demokratike dhe ligjit janë pjesë e veprimeve politike të PDK-së. Nuk dua të besoj dhe s’ka pasur nevojë as në të kaluarën që, sa i përket ligjit, s’ka asnjë arsye, përveç nëse nuk ka vullnet politik, dhe e kanë pasur seriozisht ata që dje e kanë përkrahur ligjin”, tha Hamza.

Ndërkohë, komentoi edhe vendimin e djeshëm të LDK-së që të mos merr pjesë në votim për miratimin në lexim të parë të ligjit për Specialen.

LDK nuk votoi ligjin për Specialen, ky është komenti i kryetarit të PDK-së

“Dje e kemi parë që LDK-ja nuk ka marrë pjesë në votim për këtë ligj. Megjithatë, unë e di, se e njohim dhe kemi shumë miq dhe njerëz në LDK. Po e them se populli i Kosovës është organizuar për liri dhe pavarësi. Lufta e popullit të Kosovës është zhvilluar përmes UÇK-së. Pjesëtarë të UÇK-së ka në të gjitha subjektet politike, PDK, Aleancë, LVV, LDK, prandaj mendoj se ky ligj flet për vlera të cilat janë pjesë e të gjitha partive politike”, përfundoi Hamza./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Media franceze: Shqipëria po kthehet në një prej destinacioneve më të...

0
Tiranë – Plazhet e kristalta, malet, qytetet historike dhe trashëgimia e veçantë kulturore po e shndërrojnë Shqipërinë në një prej destinacioneve turistike më tërheqëse të...