BallinaAtdheuBE financon Forcat e Armatosura me 15 milionë euro

BE financon Forcat e Armatosura me 15 milionë euro

-

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, e ka quajtur Shqipërinë një “partner të afërt dhe të qëndrueshëm” për politikën e jashtme dhe sigurinë e bllokut europian.

Postimi i tij i fundit në rrjetin social Twitter mori për referencë një njoftim të fundjavës, kur Këshilli i Bashkimit Europian miratoi paketën e dytë të asistencës për Forcat e Armatosura Shqiptare.

15 milionë euro u ndanë për vendin nga Mekanizmi Europian për Paqen, duke e çuar në 28 milionë euro totalin e ndihmës për Shqipërinë.

“Një hap tjetër i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit BE–Shqipëri në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Shqipëria është një vend partner i afërt dhe i qëndrueshëm i Bashkimit Evropian në politikën e jashtme dhe të sigurisë,” shkroi ambasadori Gonzato.

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kalla, po ashtu e konsideroi Shqipërinë një kontribues të rëndësishëm në operacionet e BE-së, duke qenë edhe aleat i NATO-s.

“Forcimi i bashkëpunimit për sigurinë dhe mbrojtjen me Shqipërinë forcon drejtpërdrejt stabilitetin, sigurinë dhe paqen e Europës,” theksoi znj. Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e Punëve të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë, njëkohësisht edhe presidentja e Këshillit të Punëve të Jashtme. Marrëveshja për një partneritet të ri BE–Shqipëri në fushën e sigurisë u firmos në nëntor të vitit 2024, ndërsa në prill 2025 u zhvillua Dialogu i përbashkët për Sigurinë dhe Mbrojtjen. Ndihma e parë prej 13 milionë euro iu shpërnda Shqipërisë në korrik 2024 nëpërmjet Mekanizmit të krijuar pak vite më herët, në vitin 2021, transmeton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...