4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Barcelona ka shënuar një fitore të thellë kundër Borussia Dortmund

Duhet ti lexosh

Barcelona superiore. Barcelona ka bërë hapin e madh drejt gjysmëfinales së Champions League në futboll. Skuadra e Barcelonës, lider i kampionatit spanjoll, me lojë e rezultat 4:0 e ka shkatërruar Borussia Dortmundin. Ndeshjet Barcelona – Dortmundi 4:0 (1:0) PSG – Aston Villa 3:1 (1:1) Mysafirët nuk i rezistuan lojës së katalunasve. Sulmuesi polak Robert Lewandowski në formë të mirë duke shënuar dy gola për fitoren e thellë. Në minutën e 4-të, Yamal në pozitë ballore por nuk mposhtet portieri Kobel. Në minutën e 7-të, portieri Kobel edhe një herë e ka shpëtuar portën e Dortmundit, duke e mbrojtur goditjen e furishme të Lewandowskit. Cubarsi goditi bukur e Raphinha e shtyri topin në rrjetë, 1:0 në minutën e 25-të. Në pjesë e dytë, në minutën e 48-të Lewandowski thellon epërsinë në 2:0. Lewandowski shënon golin e dytë personal në minutën e 66-të, 3:0. Në minutën e 77-të Yamal me mjeshtri shënoi për 4:0. PSG mezi e ka mundur me rezultat 3:1 ekipin anglez, Aston Villën. /K.Goca
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit