0.2 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Barcelona fiton Kupën e Mbretit pas spektaklit të madh që filloi dje dhe përfundoi sot

Duhet ti lexosh

Barcelona pas 120 minutave e ka gjunjëzuar me rezultat 3:2 Real Madridin, në finalen e Kupës së Mbretiti në Spanjë që u luajt në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyllë baras (2:2) dhe shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Spektakël futbolli në Sevilla dhe një Barcelonë që me meritë fitoi Kupën e Mbretit.

Futbollisti Yamal ka depërtuar për bukuri duke asistuar për futbollistin Pedri, i cili ka shënuar nga rreth 20 metra gol të bukur, 1:0 në minutën e 28-të.

Kylian Mbappe futet në lojë në minutën e 46-të.

Në minutën e 70-të, Mbappe nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra, goditi bukur në këndin e poshtëm të djathtë, topin qëlloi shtyllën dhe u fut në rrjetë, 1:1.

Në minutën e 77-të, Arda Guler ka krosuar për bukuri nga rivënia e këndit, ndërss Tchouameni me kokë ka shënuar për 1:2. Lamine Yamal në minutën e 84-të ka asistuar për mrekulli deri të Ferran Torres i cili me mjeshtri mashtroi portierin Courtois duke shënuar për 2:2. Në minutën e 90+6, Asensio dukej se ka ndërhyrë ndaj Raphinhas, gjyqtari akordoi penalllti për Barcelonën.

Gjyqtari pasi shikoi VAR-in ka anuluar penalltinë. Ndeshja shkoj në vazhdime dy herë nga 15 minuta. Në minutën e 116-të futbollisti Jules Kounde nga rreth 20 metra goditi fuqishëm duke shënuar në këndin e poshtëm të djathtë, 3:2. Në minutën e 120-të Rudiger i Realit u përjashtua me karton të kuq. Barcelona e Hansi Flick feston./K.GOCA

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit