BallinaBiznesiBanka e Shqipërisë prezanton Strategjinë Afatmesme 2025–2027

Banka e Shqipërisë prezanton Strategjinë Afatmesme 2025–2027

-

Banka e Shqipërisë ka prezantuar Strategjinë Afatmesme të Zhvillimit 2025–2027, e cila synon forcimin dhe stabilitetit financiar, modernizimin teknologjik dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.

Dokumenti, paraqet masa konkrete për adresimin e sfidave ekonomike dhe rritjen e efektivitetit institucional. Prioritetet kryesore në këtë strategji përfshijnë përmirësimin e politikës monetare përmes modeleve të avancuara makroekonomike dhe diversifikimit të instrumenteve; stabilitetin financiar dhe mbrojtjen nga rreziqet kibernetike përmes standardeve ndërkombëtare si ISO 27002 dhe implementimit të Bazel III; modernizimin e sistemit të pagesave, duke prezantuar pagesat në kohë reale dhe integrimin në sistemin TIPS; si dhe edukimin financiar, për të rritur ndërgjegjësimin mbi politikat monetare të vendit. Pjesë e rëndësishme e kësaj strategjie është edhe objektivi i Bankës së Shqipërisë për intensifikimin e dialogut me institucionet evropiane dhe qeverinë shqiptare për të mbështetur reformat strukturore dhe zhvillimin e tregjeve financiare. Për të përforcuar besimin ndaj publikut, Banka e Shqipërisë planifikon të përfshijë mjete të reja komunikimi, si dhe publikime më të qarta mbi politikën monetare dhe stabilitetin financiar, njofton rtk.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

AUSTRIA NDRYSHON RREGULLAT E AUTOSTRADAVE NGA VITI 2027

0
Vinjeta ngjitëse del në histori, shoferët kalojnë në sistemin digjital Deri më 31 dhjetor 2026, vinjeta vjetore mund të blihet për 106,80 euro – ja...