Zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti ka premtuar që së shpejti do të krijohet Grupi i Miqësisë Kosovë-Panama. Këtë zotim ai e bëri me rastin e vizitës në shtetin e Amerikës Qendrore, ku sic bën të ditur një njoftim nga ky dikaster qeveritar, zhvilloi një seri takimesh me përfaqësues të lartë institucionalë të këtij vendi, me fokus thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat e kulturës, arsimit dhe ekonomisë.
Në një bashkëbisedime me kryetaren e Komisionit për Politikë të Jashtme të parlamentit të Panamasë, Ëalkiria Chandler D’Orcy, u diskutua për avancimin e bashkëpunimit parlamentar.
“Në këtë drejtim, u theksua se shumë shpejt do të themelohet Grupit i Miqësisë, Kosovë–Panama ndërmjet dy parlamenteve, si një mekanizëm konkret për forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale”, thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtëmë, transmeton KosovaPress. Ahmeti ka takuar edhe ministren e Kulturës së vendit nikoqir, María Eugenia Herrera, ku u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy vendeve.
“Në këtë kuadër, u trajtua edhe pjesëmarrja e Baletit Kombëtar të Kosovës në aktivitete kulturore në Panama, si dhe u theksua rëndësia e shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit në fushën e kinematografisë”, shkruan në kumtesën e Ministrisë së Jashtme./BS




