1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Avioni MiG-21 i zhytur në Dhërmi kthehet në atraksion turistik

Duhet ti lexosh

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka publikuar pamje nga avioni MiG-21 i zhytur në ujërat e Dhërmiut, i cili është kthyer në një prej atraksioneve më të veçanta të turizmit nënujore në vend.

Nga një simbol i historisë ushtarake shqiptare, avioni tashmë shërben si destinacion për zhytës vendas dhe të huaj, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë të apasionuar pas aventurës nën det.

Ministri Vëngu e cilësoi këtë shembull si një mënyrë të bukur për të kthyer trashëgiminë e së shkuarës në një burim të ri zhvillimi përmes turizmit dhe sporteve të aventurës.

“Nga simbol i historisë sonë ushtarake, në destinacion për zhytës vendas dhe të huaj. Avioni MiG-21 i zhytur në bregdetin e Dhërmiut është kthyer në një nga atraksionet më të veçanta nënujore në Shqipëri. Një shembull i bukur sesi trashëgimia e së shkuarës mund të marrë jetë të re përmes turizmit dhe aventurës”, shkruan Vengu.

Avioni ndodhet i pozicionuar në bregdetin e jugut në Dhërmi, duke ofruar një eksperiencë unike për turistët që zgjedhin të eksplorojnë botën nënujore të Shqipërisë, transmeton rtsh.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit