1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Ata që nuk kënduan…

Duhet ti lexosh

/ Nga Lutfi Dervishi /

Çfarë do të ndodhte nëse do të reagonim po aq shpejt dhe fuqishëm për disa që nuk janë larguar nga Shqipëria me dëshirë, por janë përballuar me presione dhe ndëshkime? .

Edvin Prifti, është një kardiokirurg. Profesioni tij lidhet me shpëtimin e jetëve. Është i pari që foli për pandeminë dhe vaksinat, por që sot përballet me drejtësinë pas katër vjet hetimesh dhe përgjimesh. Është mjeku që ka operuar 7300 pacientë.

Asnjë ditë me pushtet, asnjë tender apo abuzim me fonde publike. Mbi të sot rëndojnë katër akuza. Mbi ne rëndon indiferenca.

Ilir Allkja, mjeku që ngriti zërin për kushtet në spitale, dhe u përjashtua nga puna. Kur atij ju komunikua pushimi nga puna ne ishim me pushime

Emiliano Nuhu, oficeri i policisë që denoncoi abuzimet dhe rreziqet që vijnë nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin, nga lidhja e bandave m politikën. Sot ka fituar azil politik. Ai nuk heshti, por heshtëm ne.

Antoneta Sevdari, një prokurore që guxoi të jetë e ndershme dhe e pavarur në një sistem drejtësie të kalbur do të ishte sot pa punë nëse nuk do të ishte Gjykata e Strasburgut. Asnjë zë për të mbrojtur atë. Asnjë përgjegjësi për ata që e “dhunuan”

Dritan Zaganin, oficeri që denoncoi lidhjet e krimit me politikën, si shpërblim u përball me persekutim të paprecedentë publik deri edhe nga kryeministri. Sot është azilant politik. Ne bëmë melodrama me denoncimet e tij.

(Lutfi Dervishi është pedagog në Universitetin e Tiranës, ku është lektor i Gazetarisë Investigative për studentët master në Departamentin e Gazetarisë)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit