POSTIMET E FUNDIT

Arrihet akordi, klubi spanjoll do të kalojë në pronësinë e Sergio Ramos

Një grup investitorësh i udhëhequr nga Sergio Ramos ka arritur marrëveshjen për blerjen e aksioneve të klubit të Sevilla-s, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje nga mbyllja e sezonit në La Liga.

Edhe pse fillimisht raportohej se marrëveshja do të finalizohej pas konfirmimit të mbijetesës, palët kanë përshpejtuar procesin.  Pas takimeve të gjata të mbajtura të hënën, grupi i Ramos dhe “Five Eleven Capital” kanë bindur pronarët aktualë për garancitë e pagesës. Vlera totale e operacionit kap shifrën e 450 milionë eurove, ndërsa tani pritet vetëm nënshkrimi i kontratave dhe miratimi nga Gjykata e Lartë e Sportit.

Si pjesë e marrëveshjes, pronarët e rinj do të injektojnë menjëherë 80 deri në 100 milionë euro për të përmirësuar situatën financiare dhe limitin e pagave të ekipit. Ky investim do të lejojë përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, duke synuar rikthimin në nivele të larta.

Kjo lëvizje mund të sjellë largimin e familjes Del Nido nga bordi drejtues për herë të parë në këtë shekull. Sergio Ramos pritet të zëvendësojë presidentin aktual, Jose Maria del Nido Carrasco, duke marrë frenat e klubit në një moment kritik.

Ky ndryshim pronësie shihet si një shpresë e re për tifozët, të cilët prej vitesh kanë protestuar kundër keqmenaxhimit të financave. Edhe pse rikthimi i Ramos si lojtar ishte i shoqëruar me debate, roli i tij i ri si pronar mund të ndryshojë perceptimin e fansave dhe të nisë një kapitull të ri për Sevilla-n, transmeton tvklan.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB