0.2 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Ardian Krasniqi, nipi i legjendës së boksit, Luan Krasniqi, sonte ka treguar zemër të madhe

Duhet ti lexosh

Boksieri nga Kosova, Ardian Krasniqi, nipi i legjendës së boksit, Luan Krasniqi, sonte ka treguar zemër të madhe në përballje me argjentinasin Diego Ramirez.

Ardian Krasniqi si i çartur në rundin e katërt, me një goditje të fuqishme e hodhi në nokaut argjentinasin..

Ramirez mbetet i ulur dhe nuk mundi të ngritej, kësisoj Krasniqi feston fitoren e madhe dhe po shkon drejt rrugës për titulline botës.

Përballje që u zhvillua në Stuttgart të Gjermanisë në kuadër të kategorisë gjysmë të rëndë për WBO International.

Rundi i parë me rivalitet mes Krasniqit dhe Ramirez, pati disa goditje të fortë ndaj njëri – tjetrit.

Edhe rundi i dytë u karakterizua me rivalitet dhe qoftë njëri boksier qoftë tjetri, kishin kujdesin e shtuar.

Krasniqi ishte më i mirë në rundin e tretë se sa argjentinasi.

Rundi i katërt ishte fatal për argjentinasin, nokautohet nga trim i Kosovës.

Ardian Krasniqi ka 11 meçe në karrierën e tij, duke i fituar të gjitha me nokaut.

Në anën tjetër, kundërshtari i tij, Ramirez ka 27 fitore, gjashtë me nokaut, derisa ka pësuar 13 humbje, 5 me nokaut. /K.Goca

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit