POSTIMET E FUNDIT

Anulohen seancat ndaj Hashim Thaçit për javën e ardhshme


Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar anulimin e seancave gjyqësore të planifikuara për javën e ardhshme në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, që lidhet me akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Sipas njoftimit zyrtar, seancat që pritej të mbaheshin më 14 dhe 17 prill 2026 nuk do të zhvillohen, pa u dhënë arsye konkrete për këtë vendim.

“Ju njoftojmë se seancat e planifikuara për datat 14-17 prill 2026 në çështjen gjyqësore kundër Thaçit dhe të tjerëve në lidhje me akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, janë anuluar. Informacione të mëtejshme do të jepen sapo të jenë të disponueshme”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Ky zhvillim vjen në një fazë të ndjeshme të procesit gjyqësor, ndërsa ende nuk dihet nëse anulimi do të ndikojë në ecurinë e mëtejshme të çështjes apo në afatet procedurale.

Dhomat e Specializuara pritet të japin sqarime shtesë në ditët në vijim lidhur me arsyet e anulimit dhe hapat e ardhshëm në këtë proces, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB