4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Ansambli “TROJET” mbyll sezonin artistik – prindërit dhe fëmijët ftohen të vizitojnë trojet shqiptare gjatë verës

Duhet ti lexosh

Kryesia e Ansamblit “TROJET” ka përcjellë një mesazh falënderimi dhe përshëndetjeje për prindërit dhe anëtarët e rinj të grupit, duke shënuar përmbylljen e sezonit artistik dhe fillimin e pushimeve verore.

Në këtë komunikatë, thuhet se vera është kohë për pushim, frymëzim dhe forcim të lidhjeve familjare, ndërsa falënderohen të gjithë për përkushtimin e treguar gjatë vitit. Ansambli u uron të gjithëve pushime të mbara, plot çaste të bukura dhe kujtime të vlefshme me familjen.

Një thirrje e veçantë u drejtohet prindërve që, gjatë pushimeve, të vizitojnë vende historike, natyrore dhe kulturore shqiptare, për të ushqyer tek fëmijët dashurinë për atdheun dhe trashëgiminë kombëtare. Në listën e rekomanduar për vizitë përfshihen:

  • Prishtina, me Muzeun Historik dhe atë Etnologjik
  • Parku i Arinjve në Mramor dhe liqeni i Badovcit
  • Shpella e Gadimes, si një mrekulli natyrore
  • Prizreni, me Kalanë, Lidhjen e Prizrenit dhe mundësinë për të blerë kostume kombëtare për fëmijët
  • Kalaja e Krujës, bregdeti shqiptar, dhe vendet historike si Prekazi, Gllogjani, Kleçka dhe Marina
  • Mrekullitë natyrore të Rugovës, Mirusha, Batllavës, Drinit të Bardhë dhe Brezovicës
  • Si dhe viset shqiptare jashtë kufijve shtetërorë, si Shkupi, Tetova, Gostivari, Struga dhe Ohri

Për çdo pyetje apo sugjerim, sidomos lidhur me kostume kombëtare, ansambli ka vendosur të jetë në dispozicion të prindërve gjatë verës.

Ansambli “TROJET” do të rifillojë aktivitetin më 22 gusht, me energji të re dhe frymëzim të freskët, për të vazhduar rrugëtimin artistik me pasion e përkushtim. / SAM24.info

Me dashuri dhe mirënjohje,

Kryesia e Ansamblit “TROJET”, Zvicër

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit